Mbretëresha Elisabeth II ka kërkuar të distancojë mbretërinë nga i biri i saj princi Andrew, duke i hequr atij të gjithë titujt mbretërorë e ushtarakë.
Siç shkruajnë mediet britanike, titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut dhe ata mbretërorë i janë kthyer Mbretëreshës.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur i biri i mbretëreshës po përballet me një proces gjyqësor në SHBA mbi akuzat për abuzim seksual, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.
Pallati Buckingham tha në një deklaratë: “Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe po e mbron këtë çështje si qytetar privat”.
Ashtu si Harry dhe Meghan, Princi Andreë ruan titullin e tij si Lartësia e tij Mbretërore, por nuk do ta përdorë atë në asnjë cilësi zyrtare. Rolet e tij do të shpërndahen tek anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.