Vendosni fjalën kyçe....

“Arben Ahmetaj është parë te godina ku i kanë zyrat Mirel Mërtiri, Stela Gugallja e Klodian Zoto” – Denoncimi


Jamarbër Malltezi ka denoncuar zv.kryeministrin Ahmetaj se është parë në ndërtesën 21 katëshe ku i kanë zyrat Mirel Mërtiri, Stela Gugallja e Klodian Zoto.

Ai shkruan se Gugallja e Zoto janë në kërkim nga drejtësia, jo për vjedhjen e 430 milionë eurove me mafien e plehrave po për ryshfetet që i kanë dhënë ish-ministrit Lefter Koka.

Ky i fundit ndodhet i arrestuar ndërsa e Gugallja e Zoto janë shpallur në kërkim pasi kanë mundur të largohen.

“Tek kjo ndertesa (21 kate pa leje por tani me leje per shtese 5 kate mbi 21 kateshin pa leje) kane zyrat Mirel Mertiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Sic dihet keta dy te fundit jane ne kerkim “ne drejtimin e paditur” nga policia por jo per krijim grupi te strukturuar kriminal per vjedhjen e 430 miljone € duke shpikur mafien e plehrave, por per rryshfete te paligjshme te dhena Lefter kokes qe i mashtruan si per shpenzime ndertimi. Tek kjo ndertesa u pa parmbreme Miku i ngushte i Mirel Mertirit, Arben Ahmetaj. Nuk dihet nese po i conte ushqim te ngujuarve apo mbyll pazaret e rradhes pasi sado vjedhje e rende dhe korrupsion ashiqare te jete me inceneratoret, Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj-Bllako (dhe gjithe 90% te mediave qe blene me parate publike qe perlane) na garantuan se do vijojne pagesat qindra miljona euroshe per inceneratoret! Meqe ra fjala, a di njeri nese kuklla e Soros ka deklaruar ndonje fjali te vetme per vjedhjen e 430 miljone € me keta qe rregjistrojne kompani guacka, fallsifikojne kinse eksperienca dhe blejne heshtjen e 90% te mediave me parate qe vjedhin? Apo c’e deshe? “Fajin e ka Saliu!”

(P.S. Kjo eshte pamja nga kryeministria. A ka ndonje arkitekt qe ti duket e bukur kjo pamje me arkitekture sovjetike te kombinuar me utilitariste KCK dhe utopiste/ufo maje saj? Po ndonje psikiater e shpjegon dot pervec nevojes per te perlare para e asgje tjeter?)” – shkruan Malltezi.