Vendosni fjalën kyçe....

Australia i anulon përsëri vizën tenistit serb, Novak Djokovic


Australia i ka hequr përsëri vizën yllit të tenisit Novak Djokovic për të dytën herë radhazi, duke I hequr të drejtën për të qëndruar në vend i pavaksinuar.

Vendimi i Ministrit të Emigracionit Alex Hawke nënkupton se Djokovic mund të dëbohet, megjithatë, 34-vjeçari serb mund të nisë një sfidë tjetër ligjore për të qëndruar në Australi.

“Sot ushtrova fuqinë time… për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Djokovic për arsye shëndetësore dhe gjendje të mirë, mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë.”– tha ministri në një deklaratë.

Siç shkruan BBC, kjo lëvizja do të thotë gjithashtu se Djokoviç ka të ngjarë të përballet me një ndalim tre-vjeçar për marrjen e një vize të re australiane.

Numri një i tenisit për burra ishte planifikuar të luante në turneun “Australian Open”, i cili fillon të hënën. Nëntë herë fituesi i “Australian Open” shpresonte të mbronte titullin e tij javën e ardhshme, gjë që nëse fitonte, do ta bënte atë tenistin më të suksesshëm në histori me një rekord prej 21 titujsh Grand Slam.

Viza e Djokoviçit u revokua për herë të parë menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai nuk kishte siguruar provat e duhura pse ai kishte marrë një përjashtim nga vaksina.