Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Historia më ka vënë në ballë të kësaj beteje, Berisha e Rama e shkuara


Kreu i PD-së Basha tha pas daljes nga prokuroria se historia e ka vënë në ballë të betejës për të shpëtuar partinë nga ata që duan të shkatërrojnë, siç i quajti ai ish-kryeministrin Berisha e kryeministrin Rama.

Po kështu ai tha se forca politike që drejton po përgatitet për të forcuar aleancën me qytetarë. Kryedemokrati theksoi se synimi i demokratëve është largimi i Edi Ramës.

Sipas Bashës, Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në ngaqë është shpallur non grata ndërsa bashkë me Ramën janë e shkuara.

“Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë dhe fjalët të përkthehen në vepra.  Valltarët e tranzicionit duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike që është një pengesë për ta. Është një mision siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time. Historia me ka vendosur në ballë të kësaj beteje. E di që shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin. Sado të merreni me detaje ju siguroj që demokratët ndajnë një qëllim, largimin e Edi Ramës që përmes masakrës zgjedhore ka prodhuar korrupsion, varfëri. Berisha ngaqë është shpallur non grata thotë më mirë mos të ketë PD dhe ka bërë të qartë që  në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të dobësojnë opozitën. Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara, në mendjet tona janë hallet e shqiptarëve. Kjo është përplasja. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që po pret zgjidhje. Ne do të jemi në një proces përgatitje për të forcuar aleancën me qytetarët.” – tha ndër të tjera Basha.