Vendosni fjalën kyçe....

Basha për akuzat e Berishës: S’i kam identifikuar kush qëlloi nga zyra ime, punë e drejtësisë, s’kontrolloj kush hyn e del


Në daljen e tij për mediet pas dëshmisë së dhënë në Prokurori, kryedemokrati Lulzim Basha i ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se në zyrën e tij ka patur persona me rekorde kriminale.

“Gënjeshtër, gënjeshtrat e Berishës kanë nisur që prej datës 9 shtator dhe bëhen groteske në proporcion me dëshpërimin e tij. 

Por unë preferoj ta lë të shkuarën mbrapa, ata që na kanë mbajtur 30 vend numëro, do mund që t’i largojmë që të bëhemi të gjithë bashkë.

Kam kërkuar hetimin e të gjithë nga Berisha tek i fundit, por duke bërë diferencim mes organizatorëve dhe atyre pak demokratëve që u ndodhën aty, u distancuan dhe u përdorën si fasadë.

Jo unë s’kam arritur që t’i identifikoj, por kjo është detyrë e drejtësisë, të zbardhë atë që ka ndodhur. Më falni, kini durim ta merrni përgjigjen deri në fund. Nuk merrem me identifikimin kush hyn e kush del nga PD, të jemi pak gjakftohtë që të mos i ushqejmë qytetarëve gjithçka na vjen në mendje.”– iu përgjigj Basha gazetarëve.