Vendosni fjalën kyçe....

Endri Hasa: Berisha s’do e shndërrojë PD-në në ‘kokë dashi’, demokratët po ecin drejt së ardhmes


ZYrtari i PD-së Endri Hasa ka deklaruar sot se demokratët janë ndarë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt së ardhmes.

Në një status në Facebook ai shkruan se as dhuna e as gënjeshtrat e Berishës nuk do e shndërrojnë PD-në në ‘kokë dashi’ për betejën e tij persona me SHBA-në.

“As dhuna dhe as gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij, ata u ndanë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt të ardhmes.” – shkruan Hasa.