Vendosni fjalën kyçe....

Fauci nën kritika, agjencia e tij financoi eksperimentin që u injekton majmunëve meshkuj hormone femërore


Agjencia e ‘carit’ amerikan të Covid-19 Dr. Anthony Fauci dha mbi 200,000 dollarë në kulmin e pandemisë Covid-19 për një eksperiment që u injektonte majmunëve meshkuj hormone femërore, në një përpjekje për të zbuluar pse gratë trans kanë përqindje më të lartë të HIV-it.

Departamenti i Faucit, Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i dha 205,562 dollarë financim ‘Scripps Research’ muajin e kaluar për të injektuar majmunët meshkuj me hormone femërore.

Shkencëtarët planifikojnë të monitorojnë se si hormonet ndikojnë në sistemin imunitar të meshkujve, duke testuar hipotezën se hormonet feminizuese ndikojnë negativisht në sistemin imunitar të grave trans dhe kështu rrisin gjasat e tyre për t’u bërë HIV pozitive.

Projekti mori financim nga NIAID vitin e kaluar, por filloi një vit më parë, në dhjetor 2020. Fauci ka qenë i lidhur me kërkime për injektimin e majmunëve me HIV që datojnë nga mesi i viteve 1980.

Agjencia e tij ka kontraktuar të blejë rreth 500 kafshë çdo vit nga një ishull në Karolinën e Jugut, ku ato edukohen posaçërisht për kërkime të qeverisë amerikane me një kosto vjetore prej miliona dollarësh, sipas dokumenteve qeveritare të publikuara nga grupi i fushatës ‘White Coat Waste’.

Eksperimenti e ka vënë Faucin edhe një herë nën kritikat e grupeve të të drejtave të kafshëve, të cilët tashmë e kanë kritikuar ashpër për eksperimentet e tmerrshme ndaj një lloji qeni, që agjencia e tij u zbulua se kishte financuar, duke përfshirë infektimin e qenve me krimba, për t’i ngordhur më pas me anë të eutanazisë.