Gjermania ka ndryshuar rregulloren lidhur me shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drej saj.
Për të udhëtuar duhet një regjistrim paraprak adresën www.einreiseanmeldung.de ku duhet ngarkuar dëshmia e vaksnimit të plotë ose e shërimit nga Covid-19.
Nëse nuk ekziston asnjëra prej tyre, atëherë personi që kërkon të udhëtojë duhet të ketë një test negativ Covid-19.
Pas mbërritjes në Gjermani personi në fjalë duhet të karantinohet për 10 ditë por mund të dalë nga karantina nëse pas pesë ditëve të para testohet e del negativ nga koronavirusi.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de
Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392” – thuhet në njoftimin e ministrisë.