Presidenti Meta i është përgjigjur PD-së pas akuzave të kësaj të fundit se kreu i shtetit është bashkëorganizator i dhunës së ushtruar ndaj selisë blu më 8 janar.
Me jo pak ironi, Meta shkruan se në zhvillimet e 8 janarit kishte edhe ndonjë shembull pozitiv si dorëheqja e rojës së godinës.
Presidenti shkruan më tej se uron që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij.
“Zhvillimet e 8 janarit 2022 sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, siç është dorëheqja e rojes të selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj, që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij!” – shkruan Meta në Facebook.