Vendosni fjalën kyçe....

Meta kundërshton vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet vendore: Disa gjyqtarë kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike 


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një Konferencë për Mediet, ku ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore.

Meta ka kundërshtuar vendimin e Kushtetueses duke thënë se disa gjyqtarë kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike.

“Kjo është konferenca e parë për këtë vit dhe sigurisht që jam I hapur jo vetëm se kemi më shumë se një vit pa u parë por edhe për të respektuar gatishmërinë tuaj për të qenë sot prezent këtu.

Kemi disa çështje.

E para me shumë kënaqësi bëra një vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kemi patur takime të shkëlqyera, të përzemëta me të gjithë aktorët atje. Besoj se janë të gjitha mundësitë që të ndodhë ky moment kaq i vonuar në mënyrë të pamerituar për popujt tanë dhe shpresoj se edhe Be do tregojë një qasje më strategjike dhe çdo anëtar i tij të mbajë përgjegjësi për premtimet e dhëna.

Më keni bërë pyetje se çdo bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë që janë pa kryetarë formalë për arsye të ndryshme dhe ju kam thënë se unë i qëndroj premtimeve dhe pres vendimine  Gjykatës Kushtetuese. Ndaj nuk u nxitova kur Gjykata dha vendimin apo mosvendimin e saj, sepse kam dashur të kem një informacion sa më të plotë për gjithçka ka ndodhur.

Prandaj lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të pushtetit vendor, po prisnim që GJK ti kthente mundësinë popullit të jepte gjykimin e tij për të zgjedhur përfaqësuesit realë si për kryetarë bashkish dhe për këshillat bashkiakë. Do duhej që të kishte një vendim përfundimtar, por kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi.

Siç jeni në dijeni, GJK vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive të SHqipërisë, duke shpallur veten jo kopetente për këtë, la çështjen pa zgjidhje përfundimtare.

Me vendimarrjen, GJK spati vullnet ta zgjidhte këtë çështje por ia la përsëri juridiksionit politik.

Pasi u njoha me vendimin, përmes një letre zyrtare të datës 9 dhjetor i kërkova një dosje gjykatës të të gjithë dosjes. Ky informacion mu vendos në dispozicion në datën 16 Dhjetor. Institucioni i Presidentit ka konstatuar se disa anëtarë, kanë kryer disa shkelje të rënda profesonale dhe etike që cënojnë rëndë fugurën e gjyqtarit.

Pa u zgjatur në detaje shkeljet konsistojnë: shkelje për caktinim e relatorit të çështjes. Nuk është hedhur shorti për caktimin rastësor të relatorit me short. Pra ose e ka kërkuar vetë ose i është caktuar pa short. Nuk ka asnjë dokument që provon hedhjen e shortit.

Si u formuluan pyetjet e GJK për Komisionin e Venecias. Kush vendosi që këto pyetje të mos i përcilleshin Komisionit të Venecias. Kjo nuk zbardhet në ndonjë dokument, çka ka krijuar bindjen se relatorja ka shmangur dërgimine  pyetjes dhe ka dërguar vetëm tre pyetje të ngritura prej saj. Është e paqartë si ka ndodhur kjo.

Cënon rëndë parimin e barazisë së palëve në gjykim dhe kërkon hetim disiplinor. Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim për këtë. Kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që gjykata nuk i dha.”– tha Meta.