Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk do ta lejojë më presidentin ta përdorë PD-në si mburojë.
Meta tha se ai nuk ka nevojë për mburojë, teksa i drejtoi Bashës disa pyetje duke i kujtuar se ishte ai që u mbrojt pas dyerve të blinduara në seli.
“Ata me maska unë i kam çuar atje? Unë i kam vendosur këto blindat? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe s’kam nevojë për mburojë. Ç’më duhet mua PD si mburojë? Asnjë parti s’më duhet mua si mburojë.
Kush vendos blinda, mburoja e kush fshihet ju e dini shumë mirë. E dini kush e provokon presidentin dhe për llogari të kujt e bën.
Presidenti tha nuk digjen mandatet ata e bënë kur Presidenti ishte jashtë. I thash hyni në zgjedhjet vendore, nuk u futën, ja ku janë tani, ja ku e ka lënë opozitën dhe jo vetëm, por edhe shqiptarët.
Se vuajnë edhe qytetarët shqiptarë, edhe ata të partisë socialiste nga kjo. Se kush e kontrollon qeverinë?”- tha Meta.