Vendosni fjalën kyçe....

Pas Berishës, sot është radha e Bashës të dëshmojë në Prokurori për “8 Janarin”


Kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur të dëshmojë sot në Prokurori, si një person që ka dijeni për atë çfarë ka ndodhur brenda selisë së PD-së në protestën e 8 Janarit.

Sipas “News 24”, Basha është ftuar që të shkojë në Prokurori në orën 12:00.

Dëshmia e Bashës do të jepet vetëm një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha. Ditën e djeshme ky i fundit qëndroi mbi 2 orë në Prokurori ku dha dëshminë e tij mbi atë çfarë ka ndodhur në protestë.

Në një dalje për mediet, Berisha bëri akuza të forta ndaj Bashës duke thënë se kishte qenë ai që e kishte nisur dhunën dhe jo protestuesit. Po ashtu ai e akuzoi Bashën se kishte nxjerrë armët nga selia përmes makinës së tij dhe se po mbrohej nga një tufë vrasësish dhe fondamentalistësh në një kohë kur ishte i rrethuar nga Garda.

Sot do të jepet edhe dëshmia e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes pa leje të lëndëve të papërcaktuara. Ai do të japë shpjegime në orën 11:00.