Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e 8 janarit/ PD nxjerr tjetër video: Si mashtron hapur ideatori dhe urdhëruesi i dhunës e terrorit


Pas deklaratave të ish-kryeminstrit Sali Berisha në Prokurori ditën e djeshme, PD ka reaguar duke publikuar një video të deklaratave të tij dhe pamjeve nga protesta e 8 Janarit.

Në tekstin që shoqëron videon, PD thotë se Berisha ka mashtruar hapur shqiptarët për terrorin e ushtruar në protestë, duke e quajtur atë nxitësin kryesor të dhunës.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. 

Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.”- thuhet në njoftimin e PD-së.