Vendosni fjalën kyçe....

Referendumi në Serbi, Kurti lajmëron seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës


Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nesër do të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në orën 14:00.

“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla.Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00.”- tha Kurti, pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Ky takim vjen pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, bazuar në praktikat e votimit të mëhershëm.

Por qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, duke u shprehur se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo përmes zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.