Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja akuzon Rusinë se po përgatit një diversion si pretekst për të sulmuar Ukrainën


Operativët rusë janë dislokuar në dy rajone të shkëputura në lindje të Ukrainës për të krijuar një operacion fals si pretekst për një pushtim, kanë raportuar disa media amerikane të lajmeve, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar amerikan.

Një ‘grup operativësh’ të stërvitur në luftën guerrile dhe përdorimin e eksplozivëve është dërguar për të ‘kryer akte sabotimi kundër forcave të Rusisë’, pohoi CNN të premten, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar amerikan.

Sipas mediave amerikane kjo ka të bëjë me milicitë në Donbas, për të cilat Uashingtoni këmbëngul se janë nën drejtimin e Moskës. Akuza me sa duket kishte origjinën nga Ministria e Mbrojtjes në kryeqytetin ukrainas, e cila tha më herët gjatë ditës se shërbimet speciale ruse po përgatisin një provokim në një përpjekje për të ‘përfshirë’ vendin e tyre.

CNN tha gjithashtu se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, kishte ‘lënë të kuptohet’ për këtë inteligjencë të enjten në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Komuniteti ynë i inteligjencës ka marrë informacione se Rusia po hedh bazat për të pasur mundësinë e sajimin e preteksit për një pushtim të Ukrainës.” – tha Sullivan.

“Ne e pamë këtë skemë në vitin 2014. Ata po e përgatisin përsëri këtë diversion dhe në vijim do kemi hollësi të mëtejshme mbi atë që ne e shohim si shtrimin e mundshëm të preteksit për një sulm ndaj Ukrainës.” – shtoi ai.

Uashingtoni ka pretenduar një ‘pushtim’ të afërt rus të Ukrainës për më shumë se një muaj tani. Moska e ka hedhur poshtë akuzën si ‘lajm të rremë’.