Presidenti i vendit Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë KQZ-së, ku i kërkon të dhëna mbi vakancat e parakohshme në në organet ekzekutive të pushtetit vendor.
Më poshtë në foto është shkresa që presidenti i ka drejtuar KQZ ku kërkohet informacion mbi këto pyetje.
“Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-Janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme?
Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?”- thuhet në shkresë.
Dërgimi i kësaj shkrese për KQZ-në u bë me dije nga presidenti edhe më herët gjatë një Konference të tij për mediet.