Disa faqe interneti të drejtuara nga agjencitë qeveritare të Ukrainës ranë viktimë e një sulmi të rëndë kibernetik të enjten mbrëma, duke i lënë shumë prej tyre jashtë funksionit edhe të premten. Hakerët lanë një paralajmërim për ukrainasit, duke u thënë atyre që ‘të presin më të keqen’.
Duke shkruar në Tëitter, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko e përshkroi hakimin si një ‘sulm masiv kibernetik’.
“Specialistët tanë tashmë kanë filluar të rivendosin punën e sistemeve të IT dhe policia kibernetike ka hapur një hetim.” – shkroi ai.
Përveç faqes së Ministrisë së Jashtme, hakerët sulmuan sulmuan gjithashtu faqen e internetit të Kabinetit, si dhe Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë, Energjisë dhe Sporteve. Portali Diia, i cili u ofron ukrainasve qasje në rreth 50 shërbime qeveritare, u bë gjithashtu i padisponueshëm.
Pas hakimit në faqet e internetit, sulmuesit vendosën një mesazh në faqen kryesore në tre gjuhë: ukrainase, rusisht dhe polonisht.
“Ukrainas! Të gjitha informacionet tuaja janë bërë publike, kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj.” -thuhej në mesazh, duke theksuar se të gjitha të dhënat për qytetarët do të shkatërroheshin dhe nuk do të rivendoseshin.
Megjithatë, sipas Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, një hetim paraprak tregon se nuk ka rrjedhur asnjë e dhënë personale.
Hakerët deklaruan se sulmi ishte nisur si hakmarrje ndaj ekstremit të djathtë ukrainas. Në veçanti, ai përmendi masakrën e Volhynia të viteve 1943-45, kur deri në 100,000 polakë u spastruan etnikisht nga Organizata e Nacionalistëve ukrainas që mbështetën nazistët.