Vendosni fjalën kyçe....

Balla të rinjve: PS është e hapur për të gjithë, nuk është partia e bravave


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte i pranishëm në Kongresin e FRSSH që po mbahet në Amfiteatrin tek Liqeni.

Gjatë fjalës së tij, Balla u ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen PS.

Balla tha se PS nuk është partia e bravave, duke iu referuar problemeve të brendshme në partinë rivale PD, por sipas tij PS është një parti e hapur për çdo të ri që kërkon të bashkëpunojë për të mirë e vendit.

“Orientimi i FRESSH ishte i njëjtë me atë të studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ky u gdhend dhe në simbolin e FRESSH. Ishte një rreze dimi në ato kohë dimri ndërsa PS ishte përballë me regjimin ‘non grata’ të Sali Berishës. FRESSH nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike në këto 30 vite për rininë shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm brenda PS. FRESSH u bë pjesë e strukturës së PS në çdo qytet e fshat të Shqipërisë.

PS mbetet partia më e hapur e mbështetëse ndaj të rinjve që shohin te ne të vetmen fuqi për transformimin e Shqipërisë. Thelbi i ftesës sonë është si 30 vite më parë, PS është hapur e gati të bashkëpunojë me çdo të ri e të re në të gjithë vendin e Diasporë. Gati t’i japim zë çdo iniciative që vjen nga çdo rrjet rinor. Shqipëria 2030, PS është gati të ndërveprojë me të rinjtë, PS nuk është partia e bravave.”- deklaroi Balla.