Vendosni fjalën kyçe....

Basha bën ndryshime në Grupin Parlamentar, zëvendëson Alfred Rushajn me Enkelejd Alibeajn


Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka propozuar të ndryshojë edhe Drejtuesin e Grupit Parlamentar.

Ai tha se në bashkëpunim me Afred Rushajn ka zgjedhur që të emërojë Enkeljd Alibeajn në krye të Grupit Parlamentar.

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua t’ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj”- tha Basha.