Vendosni fjalën kyçe....

Fjalimi i Erdogan në Kuvend, gazetarët duhet të jenë të vaksinuar ose me test negativ për Covid-19


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ditën e hënë do zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë ku me këtë rast do mbajë edhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi ka njoftuar se operatorët dhe gazetarët që do jenë të pranishëm në seancë do duhet që të jenë të vaksinuar ose me test negativ të Covid-19.

Mbështetur në vendimin e Konferencës së Kryetarëve të datës 12 tetor 2021, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin e transmetojnë punimet e seancës plenare nga galeria e sipërme e sallës së seancave.

Operatorët mund të marrin plane me kamerat e tyre në fillimin e seancës plenare, për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës.

Pas marrjes së planeve, operatorët do të shoqërohen nga punonjësit e Zyrës së Shtypit në ambientet e jashtme, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë në galeri gjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës plenare.

Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të akteve normative të mbrojtjes nga pandemia Covid-19, gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin  seancën, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin negativ, përpara zhvillimit të seancës.

Certifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të Zyrës së Shtypit në hyrjen e sallës së seancave”, thuhet në njoftimin e Kuvendit”-njofton Kuvendi.