Vendosni fjalën kyçe....

Kapet sasi e madhe droge në kamionin me targa shqiptare në Mal të Zi (FOTO)


Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi.

Siç bëjnë me dije mediet e shtetit fqinj, droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare.

Doganierët dhe punonjësit e policisë në Bozhaj, e kanë konfiskuar marijuanën mëngjesin e sotëm, sasia e së cilës ende nuk dihet por do të përcaktohet më vonë gjatë ditës. Droga u gjet mes barishteve të thata dhe ishte deklaruar si “bimë medicinale”.

Kamioni me ngarkesën po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke kaluar tranzit përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.