Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i deleguar në zonën e Lushnjës nga Komisioni i Rithemelimit të krijuar nga Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratë të kësaj dege një javë pas protestës së 8 janarit.
Në takim nënkryetari i degës Lushnjë Pirro Bano dënoi dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në protestë dhe tha se ajo tregon bashkëpunimin mes Ramës dhe Bashës.
“Ne të gjithë këtu një zëri dënuam ashpërisht dhunën e pashembullt të padëgjuar ndonjëherë të ushtruar nga Lulzim Basha, peng i Edi Ramës ndaj demokratëve paqësor që po shkonin me dëshirën e tyre me vullnetin e tyre në shtëpinë e tyre. Është e kuptueshme që ajo sjellje i denoncoi përfundimisht ata si në shërbim të Ramës”-deklaroi nënkryetari i degës së PD-së Lushnjë.