Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona, një nga Gjirokastra e një nga Delvina, pasi të parit iu gjet një sasi kokaine ndërsa të dytit një dorezë metalike.
Të arrestuarit janë shtetasit Florid Gërxholli nga Gjirokastra dhe Enea Hasanaj nga Delvina.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike).”- thuhet në njoftimin e policisë.