Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut kryen testin e tretë raketor brenda një jave


Koreja e Veriut ka lëshuar të premten dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Kjo shënon testimin e tretë të armëve këtë muaj për Korenë e Veriut, në kundërshtim me sanksionet e reja amerikane.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se raketat erdhën nga një zonë e brendshme në provincën perëndimore të Pyongan-it të Veriut.

Zyra e Kryeministrit të Japonisë dhe Ministria e Mbrojtjes zbuluan gjithashtu testimin e raketave, ndërsa roja e saj bregdetare u kërkoi anijeve t’u kushtonin vëmendje objekteve që bien.

Para kësaj, Koreja e Veriut lëshoi një deklaratë duke qortuar administratën “gangsterike” Bidenit për vendosjen e sanksioneve të reja mbi testet e saj raketore dhe paralajmëroi për veprime më të forta dhe më të qarta nëse Uashingtoni mban “qëndrim konfrontues”.

Sanksionet e SHBA-ve kishin në shënjestër pesë koreano-veriorë për rolet e tyre në marrjen e pajisjeve dhe teknologjisë për programet e raketave të Veriut në përgjigjen e saj ndaj testit raketor të Veriut këtë javë. Uashingtoni tha gjithashtu se do të kërkonte sanksione të reja të OKB-së.

Testimi i mëparshëm i një rakete hipersonike të martën, i dyti për këtë javë, u mbikëqyr nga udhëheqësi Kim Jong Un, i cili tha se kjo do të rriste shumë “parandalimin e luftës” bërthamore të vendit të tij.