Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja ndryshon emrat në drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe Byronë e Kuvendit


Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar përveç ndryshimit të Kreut të Grupit Parlamentar ku në vend të Alfred Rushajt u vendos Enkelejd Alibeaj, janë ndryshuar edhe emrat e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare si dhe në Byronë e Kuvendit.

Kështu vendin e Alibeajt si nënkryetar i Kuvendit e ka zënë Agron Gjekmarkaj.

Ndërsa në si Kryetar i Komisionit të Arsimit u vendos Flutura Açka.

Vendin e Albana Vokshit si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë e zuri Grida Duma.

Ndryshimet e tjera që u propozuan kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)