Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon videon e re: Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës dhe PD-së


Partia Demokratike ka publikuar një video tjetër këtë mëngjes, përmes së cilës shënjestron kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas PD-së këta të tre kanë dalë hapur tani kundër Bashës.

Në mesazhin krahas videos së PD-së, thuhet se treshja Rama-Meta-Berisha e dinë se janë e shkuara dhe po mundohen të mbajnë njëri-tjetrin.

“Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve.

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË”– shkruan PD.