Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë e cila ishte projektuar për të qenë një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës ka dështuar me sukses.
Fillimisht në hyrje tifozët e të dyja skuadrave u gjendën përpara një situate të pazakontë të cilëve ju kërkua në hyrje që të tregonin kartat e identitetit për të cilën nuk ishin njoftuar shumica.
Ndërsa brenda stadiumit, në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikësit e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit,
Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.
Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Trianës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.