Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet harta më e detajuar 3D e universit


 

Harta më e detajuar 3D e universit deri më sot, që tregon vendndodhjen e 7.5 milionë galaktikave, është publikuar nga projekti i vëzhgimit kozmik të Instrumentit Spektroskopik të Energjisë së Errët (DESI).

Harta, e publikuar të enjten nga Laboratori Kombëtar Lawrence Berkeley, i cili drejton projektin, është rezultat i shtatë muajve të parë të operacioneve të DESI.

Çdo pikë në imazh përfaqëson një galaktikë individuale, e përbërë nga 100 miliardë dhe një trilion yje. Harta tregon pamjen nga Toka për pesë miliardë vite dritë në drejtim të konstelacionit të Virgjëreshës, duke u zhvendosur ngadalë drejt konstelacionit Bootes.

“Ka shumë bukuri në të.”- tha Julien Guy, një astrofizikan në laboratorin Berkeley, citon RT. “Në shpërndarjen e galaktikave në hartën 3D, ka grupime, filamente dhe zbrazëtira të mëdha. Ato janë strukturat më të mëdha në univers. Por brenda tyre, ju gjeni një gjurmë të universit shumë të hershëm dhe historisë së zgjerimit të tij që atëherë.”

 

Ky është vetëm fillimi i punës së DESI-t, pasi projekti synon të shtojë më shumë se një milion galaktika të reja në grafik çdo muaj. Kur të përfundojë në vitin 2026, harta pritet të përfshijë më shumë se 35 milionë galaktika, duke u ofruar astronomëve një sërë të dhënash masive për t’u studiuar.

DESI është një detektor modern i bashkangjitur në teleskopin katër metra Nicholas U. Mayall në Kitt Peak në Arizona. I përbërë nga 5000 fibra optike, të pozicionuara me saktësi brenda 10 mikronave, ai kap pamjet e dritës që vjen në Tokë nga hapësira, duke mbuluar më shumë se një të tretën e të gjithë qiellit.

Detektori po kërkon valëzime në shpërndarjen e galaktikave të njohura si lëkundjet akustike të barionit, të cilat u futën në shpërndarjen e materies gjatë disa qindra mijëra viteve të para pas Big Bengut.

Duke matur distancën midis këtyre valëve në periudha të ndryshme të historisë kozmike, astronomët do të ishin në gjendje të kuptonin nëse nxitimi i zgjerimit të universit ka qenë konstant ose ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Kjo njohuri do të jetë parësore për të kuptuar energjinë e errët misterioze, e cila besohet se përbën 70% të universit dhe është forca shtytëse pas zgjerimit të saj.