Në përvjetorin e ditëlindjes së 30-të të FRESSH-it, Rama në fjalën e tij tha se oborri i një partie u kthye në sheshxhirimin e një “reality show” me politikanë realë, por të arratisur pas në kohë.
Rama tha se godina e PD u kthye si kështjellë, ku një palë luftonte për ta marrë dhe pala tjetër për të mos e lëshuar.
“Ato që pamë pak ditë më parë, më 8 janar, as 1 km larg nga këtu tek oborri i një partie politike që u kthye në sheshxhirimin e një reality shoë, në një reality shoë me politikanë realë por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe me godinën e partisë të kthyer në kështjellë, të cilën disa sulmonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar, gjëra të paimagjinueshme të cilat në vende të ndryshme, në përmasa të ndryshme, po ndodhin gjithnjë e më shumë.”- deklaroi Rama.