Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan për shpërdorim detyre për laboratorin e kanabisit në Berdicë, Prokuroria liron 5 punonjësit e OSHEE


Punonjësit e OSHEE Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti të cilët u ndaluan nga policia për laboratorin e kultivimit të kanabisit në Berdicë të Shkodrës janë liruar me urdhër të Prokurorisë.

Në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi 8 persona, pas zbulimit të një laboratori droge në Berdicë.

Mes të arrestuarve ishin dhe 5 punonjësit e OSHEE, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.

Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu, ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve.