Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Dhuna nuk është zgjidhja, i kam bërë thirrje paraardhësit që t’i thërriste mendjes


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në takimin me mbështetës në Fier foli për situatën në parti ku tha se dhuna nuk është mjet i demokratëve.

Basha tha se prej muajsh ka bërë thirrje për paraardhësin e tij që të mos vendoste interesat e demokratëve pas interesave të vetes. Sipas Bashës në kundërshtim të kësaj thirrje u kalua vija e kuqe.

“Ëndrra për një demokraci të vërtetë, për një Shqipëri si Europa, ka mbetur e parealizuar. Kemi hedhur hapa. Nuk është rastësi që hapat që kemi hedhur është trashëgimi e demokratëve. Hapat më domethënës, që nga shkëputja e Komunizmit, tek futja në NATO, është kontribut i demokratëve që vazhdojnë të sakrifikojnë gjithçka për shqiptarët. Në këtë betejë kemi sakrifikuar shumë për të marrë peng nga interesat personale. Demokratët na kanë dhënë shumë besim, askush prej nesh nuk ka të drejtën të abuzojë me këtë besim. Kjo ka qenë thirrja që i kam lëshuar për muaj me radhë, dhe paraardhësit tim që ti thërriste mendjes, që të mos vendoste interesat e demokratëve. Duke i bërë shërbimin më të mirë regjimit më të korruptuar të Ballkanit, siç është regjia e Edi Ramës. Në kundërshtim me thirrjet tona, u kalua një vijë e kuqe që duhet të na ndajë, dhuna nuk është mjet i demokratëve. As nuk mund të kërcënohen, demokratët dhe as institucionet” – tha Basha.