Vendosni fjalën kyçe....

Tashmë 90-vjeç, Gorbaçov përballet me padi për vrasje


Familjet e gjashtë personave që humbën jetën teksa qeveria sovjetike goditi qeverinë pro-pavarësisë së Lituanisë kanë ngritur një padi në kryeqytetin, Vilnius, kundër liderit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Padia, e cila filloi të enjten në 31-vjetorin e ngjarjes, kërkon dëmshpërblim për dështimin e pretenduar të 90-vjeçarit, në atë kohë për të ndaluar operacionin, i cili u krye nga trupat sovjetike.

“Ne kemi paraqitur prova se presidenti i atëhershëm kishte kontrollin e ushtrisë, por nuk veproi për të parandaluar veprimet e planifikuara kriminale dhe nuk e ndaloi krimin ndërkombëtar gjatë kohës që po ekzekutohej.” – thuhej në një njoftim.

Veprimi ligjor ‘ka për qëllim të mbajë Gorbaçovin, zyrtarin më të lartë të ish-Bashkimit Sovjetik, përgjegjës për masakrën e 13 janarit.’  – thanë të afërmit në një deklaratë.

Në ngjarjet e janarit 1991, që zakonisht quhet e diela e përgjakshme, 13 individë që merrnin pjesë në demonstrata u vranë ndërsa trupat sovjetike u vendosën në shtetin baltik dhe kapën disa objekte strategjike në Vilnius, duke përfshirë kullën televizive.

Një person gjithashtu vdiq nga një atak në zemër gjatë trazirave dhe 600 deri në 700 njerëz u plagosën, sipas vlerësimeve të ndryshme.