Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra austriakë protestë kundër vaksinimit me detyrim, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë (Video)


Mijëra austriakë dolën në rrugët e Vjenës për të protestuar kundër një votimi të ardhshëm parlamentar për t’i bërë të detyrueshme vaksinat Covid-19, me demonstruesit që bënin thirrje për dorëheqjen e qeverisë.

Protestuesit mbanin flamuj austriak nëpër rrugë të shtunën, ndërsa policia qëndronte pranë. Qytetarët akuzuan partinë në pushtet të krahut të djathtë, Partinë Popullore Austriake (OVP), për ndarjen e kombit me politikat e saj të koronavirusit.

Protestuesit u dëgjuan gjithashtu duke bërtitur, ‘Qeveria duhet të ikë’ ndërsa një fëmijë i vogël u kap në kamera duke i dhënë lule policisë.

Në nëntor, qeveria austriake sinjalizoi synimet e saj për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 dhe parlamenti është planifikuar të votojë për këtë çështje javën e ardhshme.

Nëse miratohen planet e detyrueshme të vaksinimit, austriakët mund të përballen me gjoba të përsëritura prej mijëra eurosh nëse nuk vaksinohen.

Austria ka zbatuar disa nga masat më të rrepta të reagimit ndaj Covid-19 në botë, të cilat po ashtu janë përballur me disa nga protestat më të mëdha. Masat kanë përfshirë bllokime vetëm për të pavaksinuarit dhe ndalimin e hyrjes në restorante dhe dyqane për ata që nuk kanë bërë ende vaksinën.

Nëse ligjvënësit mbështesin planin e fundit të qeverisë, Austria do të bëhet vendi i parë në BE që do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19.