Partizani nuk e ka diskutuat fitoren ndaj Egantias duke fituar pastër 0-3.
Në sfidën tjetër Teuta u mund nga Kastrioti duke shënuar hap fals në rrugëtimin e saj si kampione në fuqi në këtë sezon të Superligës që rinisi pas pushimeve dimërore këtë javë.
Të kuqtë shënuan golat e fitores në pjesën e dytë të lojës ku Esat Mala shënoi i pari me fillimin e pjesës së dytë të lojës. Më pas shënuan edhe Skuka (61’) e Rrapaj (73’).
Ndërsa në sfidën tjetër Teuta u mund përballë Kastriotit të vendit të fundit me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 pasi Greca shënoi për krutanët në minutën e 14’. Më pas në pjesën e dytë shënoi edhe Ajazi në minutën e 72 duke e mbyllur sfidën me këtë rezultat.
Me këtë rezultat Teuta zbret në vendin e 6 me 2 pikë më shumë se Skënderbeu, ndërsa Partizani ngjitet në vendin e pestë. Kastrioti pavarësisht fitores qëndron në vendin e fundit të tabelës.