Vendosni fjalën kyçe....

Valët e cunamit nga Tonga mbërrijnë deri në Kaliforni, ‘udhëtojnë’ mbi 8 mijë kilometra (Video)


 

Një paralajmërim për cunami u bë në Bregun Perëndimor të SHBA-së, Alaskë dhe Haëaii të shtunën, pasi një vullkan shpërtheu në Paqësorin Jugor pranë ishullit Tonga. Video të përmbytjeve pasuese janë postuar në rrjetet sociale.

“Një cunami po ndodh.” – njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA, pasi dallgët e baticës goditën Tongën.

Zyrtarët në Kaliforni u thanë banorëve pranë zonave bregdetare që të lëviznin në tokë më të lartë, megjithëse thanë se valët nuk pritej të arrinin më shumë se 50-60 centimetra.

Helikopterët u vendosën për të njoftuar kushtet e ardhshme të motit për plazhistët dhe banorët e tjerë në terren në Orange County.

Edhe pse nuk pati dëme të mëdha në SHBA, pamjet e postuara në internet treguan përmbytjet në Santa Cruz dhe Sacramento.

Videot e shpërndara nga përdoruesit e mediave sociale në shtete të ndryshme, përfshirë Oregon, treguan batica në rritje.

Shpërthimi në Tonga bëri që shumë vende të tjera të lëshonin paralajmërime gjatë fundjavës, duke përfshirë Japoninë, e cila pësoi një cunami shkatërrues në vitin 2011.