Vendosni fjalën kyçe....

AKU bllokon 711 kg mish kërcënim për sigurinë ushqimore dhe i ndërpret aktivitetin subjektit


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese në një subjekt me inicial “D” në juglindje të vendit.

AKU-ja nuk ka bërë transparencë qytetin dhe emrin e subjektit ku është bërë bllokimi.

Inspektimi fizik u krye në dy adresa, ku subjekti ushtronte aktivitetin, aty ku kryhej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit.

Gjatë inspektimit u konstatuan produkte të gatshme për hedhje në treg:

  • Produkte me bazë mishi me etiketa të panotifikuara dhe që nuk kishin të deklaruar në etiketë përbërësit, disa prej të cilëve alergenë kryesorë ushqimorë.
  • U mor masë administrative gjobë për sa më lart dhe për mosplotësimin periodik të regjistrave të HACCP.
    ● Për produktet e bllokuara po dërgohen mostra në ISUV.
    Në adresën, me tre ambiente të reja magazinuese që u identifikua referuar të dhënave nga denoncuesi, u konstatuan gjatë kontrollit fizik:
    ● Aty ku mbaheshin produktet ushqimore nuk plotësoheshin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për këtë veprimtari.
    ● Magazina ishte e pamirëmbajtur dhe brenda saj u konstatua një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri.
    ● Në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese.

Grupi inspektues i AKU-së mori masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit të këtij subjekti dhe bllokimin e produkteve sa më lart, me destinacion përfundimtar asgjësimin e tyre, masë administrative gjobë për kushtet higjieno-sanitare dhe masë administrative gjobë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Procedura e inspektimit vazhdon duke ndjekur nga afër asgjësimin e produkteve të bllokuara për asgjësim. Me daljen e përgjigjes së analizave nga ISUV do vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Gjithashtu AKU po përgatit materialin për kallëzim penal të kësaj veprimtarie”-thuhet në njoftimin e AKU.