Presidenti turk Erdogan gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë. Kjo mbledhje sipas tij do të mbahet gjatë gjysmës së parë të këtij.
Mes të tjerash, ai këshilloi Shqipërinë që të bashkojë ministrinë e Turizmit me atë të Kulturës.
“Turizmi dhe kulturën ne i kemi në një ministri të vetme, ndërsa ju i keni të ndara, por mund të shohim se çfarë çfarë mund të bëjmë për paketa turistike, sikur t’i ndani këto ministrinë. Ne turizmin dhe Kulturën e kemi në një çati të vetme dhe nuk mendojmë t’i ndajmë dhe kështu vazhdon situata. Nuk është një sinjal kjo për ju, nëse jeni të kënaqur nga kjo situatë vijoni me 2 ministri të ndara.”– tha Erdogan.