Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan nga Laçi: Do i qëndrojmë pranë Shqipërisë përgjithmonë


Presidenti i Turqisë Erdogan ka thënë sot se Turqia do i qëndrojë pranë Shqipërisë në të gjitha kohët e vështira që do kalojë njësoj siç bëri në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kreu i shtetit turk mbajti fjalën në ceremoninë e përurimit të 522 apartamenteve që u ndërtuan në Turqia në Laç.

Ai tha se Turqia iu gjend menjëherë Shqipërisë në rastin e tërmetit, gjë që tregon për solidaritetin e vëllazërinë mes popujve.

“Ne u mobilizuam me të gjitha mundësitë tona dhe ju erdhëm në ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit. Siç e theksoi miku im, Edi Rama, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret. Fakti që Turqia ishte nga vendet e para që i erdhën në ndihmë Shqipërisë është shenjë e solidaritetit të fortë mes nesh. Sot po dorëzojmë 522 njësi banimi që kanë kushtuar 42 milionë euro. U uroj familjarëve t’i gëzoni këto shtëpi. Falënderoj Zotin që gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me tërmete e zjarre, arritëm ta përmbushim premtimin. Do vijojmë t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë.”­ – tha ndër të tjera Erdogan.