Vendosni fjalën kyçe....

Erdogani i dorëzon çelësat e banesës së re, qytetari: Shqiptari di ta vlerësojë të mirën, nuk ta harrojmë këtë


Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Reçep Tayip Erdogan i kanë dorëzuar sot çelësat e banesave të reja 4 familjeve në Laç.

Një nga qytetarët iu drejtua presidentit turk duke i thënë se populli shqiptar nuk e harron kurrë këtë.

“Kujtoj dy vite më parë, kur ishim të pa shpresë, pa ëndrra, nuk kishim shpresë po i drejtoheshim Zotit, qiellit, dhe pikërisht në këto momente kryeministri ynë i nderuar Z.Edi Rama, na dha forcë sepse Edi Rama kishte mikun presidentin e Turqisë. Zoti president, shqiptari di ta vlerësojë të mirën dhe gjithmonë populli shqiptar nuk e harron këtë.

Nuk harron njëkohësisht as miqësinë as dashurinë e popullit turk, me të cilin ka patur pika takimi gjatë historisë së zhvillimit. Faleminderit shumë. Qofsh me jëtë të gjatë.”- tha qytetari pas marrjes së çelësave që ia dorëzoi vetë Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Erdogan tha se ndërtimi i 522 njësive të banimit, që u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka kushtuar 42 milionë euro.