Vendosni fjalën kyçe....

Hapet tuneli rrugor më i gjatë nënujor në Kinë


Pas gati katër vitesh ndërtimi, tuneli më i gjatë i autostradës nënujore në Kinë është tani i hapur për trafikun e automjeteve.

Me një gjatësi prej 10.79 kilometrash, tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jiangsu, tuneli u ndërtua me një kosto 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë) kurse ndërtimi filloi më 9 janar 2018.

Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.

Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të projektuara për të parandaluar lodhjen e shoferit.

Tuneli është pjesë e autostradës Changzhou-Wuxi 43,9 kilometra, e cila u hap për publikun më 30 dhjetor 2021. Ai ofron një rrugë të shpejtë për udhëtarët që udhëtojnë midis Shangait dhe Nanjing, kryeqyteti i Jiangsu.

Duke lidhur rrugët e shpejta të Suzhou, Wuxi dhe Changzhou, ajo u ndërtua për të lehtësuar presionin e trafikut në qytetet pranë liqenit Taihu duke nxitur zhvillimin ekonomik të qyteteve në zonën e deltës së lumit Yangtze.

Tuneli më i gjatë rrugor nën ujë është ai i Manshit që lidh me tren Francën me Anglinë. Me gjatësi 37.9 kilometra ai është tuneli më i gjatë nënujor në botë.