Presidenti Meta ka përkujtuar ditën e vdekjes së heroit kombëtar të vendit, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Ai shkruan se ai do mbetet përherë shqiptari më i gjallë dhe se vepra e tij si simboli më përbaashkues ka përcaktuar përkatësinë europiane të vendit.
Sot vendin pritet ta vizitojë presidenti turk Erdogan i cili do qëndrojë rreth 13 orë në Shqipëri. Vizita e tij përkon me ditën e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 17 janar 1468.
“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.” – shkruan Meta.