Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja poston videon: Berisha dhunoi shtëpinë e demokratëve për hallet personale


Partia Demokratike ka postuar një video që sulmon direkt ish-kryetarin e saj, Sali Berisha.

Në video ka pamje nga protesta në 8 janar ku pati përplasje në përpjekje për marrjen e selisë blu.

Në postim të PD-së shkruhet se Berisha dhunoi shtëpinë e demokratëve për hallet personale.

I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcënuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. Për interesin e tij Berisha dhunoi shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre personale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan”-shkruan në postim PD-ja.