Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë se pse nuk zhvilloi një takim me Presidentin turk Erdogan gjatë vizitës së sotme në Shqipëri.
Presidenti Meta tha në një intervistë në emisionin “Çim Peka Live” se Erdogan ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i fituar i saj por nëse do kërkonte një takim me të ai do bëntë sforce për ta takuar.
“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar z.Erdogan. Z.Erdogan ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i Qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një axhendë vërtet shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Z.Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë.
Doja të falënderoja më shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar”-deklaroi Presidenti Meta.