Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Erdogani firmosin 7 marrëveshjet e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi


Shqipëria dhe Turqia po firmosin disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm janë kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për gazetarët. Shtatë marrëveshjet po firmosen edhe nga ministrat respektivë.

Shtatë marrëveshjet që firmosen:

1-Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

3-Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

5-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

6-Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

7-Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.