Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij e ka bërë të qeshë presidentin turk Reçep Tayip Erdogan me batutat e tij.
Ndërsa fliste gjatë ceremonisë së inaugurimit të banesave të ndërtuar në Laç, Rama tha se ia kishte frikën përkthyesit nëse po ia përkthente siç duhet fjalët Erdoganit në turqisht.
“E kam frikë këtë përkthyesin se nuk e di si mi kthen fjalët në turqisht, por nuk kam rrugë tjetër duhet të investoj se në turqisht jam në moshë shumë të thyer për ta moshuar tani.”- tha Rama.
Pak momente më parë, Rama ishte shprehur se Erdogan nuk del i qeshur në televizion.