Vendosni fjalën kyçe....

Sesioni i ri parlamentar nis 1 minutë heshtje për David Sassolin, i pranishëm edhe Erdogani


Sot në orën 16:00, ka nisur sesioni i ri parlamentar.

Seanca e parë për vitin 2022, nisi me një minutë heshtje në nder të presidentit të ndjerë të Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Sassoli ishte një politikan italian dhe evropian, një president evropian dhe një avokati i i integrimit të Shqipërisë në BE. Më 3 shkurt 2020 presidenti i PE erdhi në Tiranë dhe shprehur hapur mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e BE.

Përveçse ka plotësuar rekomandimet Shqipëria mund të jetë një shembull për të tjerët, prandaj ne kemi nevojë për Shqipërinë, theksoi Presidenti Sassoli. Ne humbëm një mik të madh, për të nderuar presidentin ju ftoj të mbani një minutë heshtje. U prefsh në Paqe!”– tha kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.

Kujtojmë se David Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës së 11 Janarit, në një spital në Aviano në moshën 65-vjeçare.

Në këtë seancë, do të marrë pjesë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili ndodhet në vendin tonë në një vizitë zyrtare.