Vendosni fjalën kyçe....

SHBA i jep ‘dritën jeshile’ shitjes së pajisjeve të spiunazhit për Francën


Franca po kërkon të blejë rreth 88 milionë dollarë pajisje të inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara, me Departamentin e Shtetit që autorizoi shitjen e mundshme të tetë sistemeve të mbikëqyrjes me dron të teknologjisë së lartë.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së një aleati të NATO-s që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë.” – tha Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes të Pentagonit.

Ndërsa Kongresi duhet të japë ‘dritën jeshile’ përpara se marrëveshja të mund të realizohet, ushtria argumentoi se shitja e tetë sensorëve për dronin MQ-9 Reaper do të ‘përmirësonte aftësinë e Francës për të përballuar kërcënimet e tanishme dhe të ardhshme’ dhe do të siguronte ‘gatishmërinë operacionale të Forcave Ajrore dhe Hapësinore Franceze’.

Shitja e mundshme vjen një javë pasi Departamenti i Shtetit miratoi një marrëveshje tjetër prej 300 milionë dollarësh për Francën për ‘mbështetje logjistike të vazhdueshme’ për dronin MQ-9.

Franca e mori porosinë e saj të parë prej 16 donësh MQ-9 Reapers në gusht 2013, duke shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë dhe kreu fluturimet e para operacionale me mjetin pa pilot vetëm disa muaj më vonë.