Pas Edmond Spahos, i irrituar u shpreh edhe deputeti Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me vendimin për të përjashtuar atë dhe deputetë të tjerë nga grupi parlamentar i PD-së.
Ai tha se ky vendim është nul. Shehu kërkoi nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla që të mos bëhet palë.
“I uroj të gjithëve fillimin e këtij sesioni. Po fillojmë keq, po fillojmë me dokumente nul. Ju jeni në dijeni të ndryshimeve që ka partia pas Kuvendit e referendumit të datës 18. Ato janë dokumente që duan të bëjnë veprime staliniste, por në një realitetet tjetër. Ju bëj thirrje që të mos bëheni bashkëpunëtore dhe të behën palë me këto ndryshime anti-kushtetuese.
Prandaj, para se t’i referoheni dokumenteve, duhet të verifikonit, thërrisnit dokumentet që kanë ardhur dhe më pas të paraqiste Kuvendi ato dokumente që janë paraqitje e shtrembër e realitetit. Ne duhet të ecim përpara bazuar me situatën e re të krijuar.”- u shpreh Shehu.