Vendosni fjalën kyçe....

Sheshi kryesor në lagjen e rindërtuar në Laç merr emrin “Erdogan”


“Sheshi Erdogan”, kështu do të quhet sheshi kryesor në lagjen e ndërtuar në Laç me financimin e Turqisë.

Pasi kanë prerë shiritin për inaugurimin e lagjes së re në qytetin e Laçit, kryeministri Edi Rama bashkë me kryeparlamentaren Lindita Nikollën kanë zbuluar një mbishkrim ku shkruhej emri i sheshit në lagjen e re, që emërohet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. 522 banesat e rindërtuar në Laç janë bërë me financimet turke.

Përpos kësaj, presidenti turk Recemori edhe titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” nga kryebashkiakja Majlinda Cara.