Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për presidentin Meta në Gjykatën Kushtetuese


Shtyhet seanca në Kushtetuese për presidentin e Republikës Ilir Meta. Kjo seancë pritej të mbahej nesër, mirëpo infektimi me Covid-19 i relatorit Përparim Kalo është bërë shkak për shtyrjen e saj.

Tashmë seanca e radhës për shkarkimin e presidentit do të mbahet në datën 1 Shkurt në orën 10:00.

 “Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000. Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19.”– thuhet në njoftimin e Gjykatës.